Tentoi të vriste prindërit duke i vënë zjarrin banesës, Altjon Sulejmani shtrohet në psikiatri
- 26 October, 2024
Gjykata e Fierit ka vendosur “Shtrim të detyruar në spitalin psikiatrik” për Altjon Sulejmanaj. 42-vjeçari i arrestuar dy ditë më parë tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj.
Sipas asaj që kanë zbuluar hetuesit ai i vuri zjarrin banesës ku prindërit e tij jetonin, në katin e tretë të një pallati 4-katësh në lagjen “15 Tetori” në Fier.
Sulejmanaj akuzohet për tre vepra penale: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare,” mbetur në tentativë, “Dhuna në familje,” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”
Regjistrohu në buletinin tonë informativ