Tentoi të vriste një person, ekstradohet nga Gjermania 68-vjeçari

 

Policia e Shtetit njofton se një 68-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, pasi në shkurt 2024 ka tentuar të vrasë një person. Ndërsa, një tjetër shtetas është ekstraduar për në Itali, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që merret me trafik droge.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës me partnerët ndërkombëtarë, ekstradohen 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

 

-Ekstradohet nga Gjermania, 68-vjeçari që tentoi të vriste një shtetas, më datë 08.02.

Ekstradohet drejt Italisë, një shtetas i akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.

Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, janë ekstraduar 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Ëiesbaden, Gjermani, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar:

S.K., 68 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 11.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Shtetasi S. K. akuzohet se më datë 08.02.2024, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin S. B. Shtetasi S. K. është lokalizuar dhe kapur në Gjermani, si rezultat i operacionit të përbashkët, të koduar “Koordinimi”.