Tentoi të vriste 2 persona, nisin procedurat për ekstradimin nga Spanja të Leonard Luzit


U arrestua në Spanjë, nisin procedurat për ekstradimin e Leonard Luzit drejt vendit tonë. Mësohet se autoritetet shqiptare i kanë nisur atyre spanjolle dosjen e SPAK dhe dokumentacionet për ekstradimin e Luzit.

Leonard Luzi u arrestua për atentatin e dështuar të 8 gushtit 2023 kundër Inez Hajrullës dhe Ervis Matodoshajt.

Mësohet se SPAK i ka dërguar dokumentacionin autoriteteve spanjolle me anë të Ministrisë së Drejtësisë.

47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, në bashkëpunim me të tjerë, kishte organizuar vrasjen e Hajrullës dhe Matodoshajt. Ky krim u parandalua nga Policia, pasi u arrestua shtetasi A. N., i cili dyshohet se i paguar prej shtetasit L. L., do të kryente vrasjet. Shtetasit A. N., në momentin e arrestimit, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.