Tentoi të përdhunonte në një kafene 32-vjeçaren, arrestohet shqiptari

Një i ri shqiptar është arrestaur nga policia greke pas një denoncimi për përdhunim.

Një 32-vjeçare ka kallëzuar në polici 30-vjeçarin shqiptar se ka tentuar ta përdhunojë brenda një kafeneje në ishullin e Symit.

Gruaja, tha se u tentua të abuzohej nga shqiptari në kafen ku ajo punon, por që mundi të largohej në kohë.

Pas kallëzimit, efektivët e policisë kanë shkuar të arrestojnë 30-vjeçarin por kanë hasur në rezistencën e këtij të fundit.

Sipas mediave greke, 30-vjeçari ka sulmuar efektivët duke i qëlluar, por më pas është neutralizuar dhe shoqëruar në komisariat.

Check Also

Konsensus PD-PS, Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me 106 vota …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *