Tentoi të nxirrte mbi 223 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 36-vjeçari rezident në Itali, dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale
- 10 March, 2025
Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, rezident në Itali, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 223 mijë euro të padeklaruara përmes portit të Durrësit. Gjatë operacionit “Aseti”, ai u kap në flagrancë pasi iu gjetën 223,200 euro të padeklaruara në çantën e shpinës.
Shuma e parave është sekuestruar dhe dyshohet se është produkt i veprimtarive kriminale. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar burimin e këtyre parave.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ