Tentoi të kontrabandonte 412 litra karburant nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari në Dibër
Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare Dibër pasi tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut 412 litra karburant.
Policia sekuestroi 17 bidonë me benzinë dhe naftë, si dhe automjetin me të cilin po transportoheshin. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër, në vijim të monitorimit të kufirit dhe kontrollit të imtësishëm, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për të cilat paguhet akcizë.
Shërbimet e Policisë Kufitare Bllatë, në hyrje të RSh-së, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. Ç., në të cilin u gjetën 17 bidonë të mbushur me 412 litra benzinë dhe naftë, që ky shtetas po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.