Tentoi të kalonte një shumë parash nga porti, kapet shtetasi anglez në Sarandë

Një shtetas anglez është kapur në pikën e kalimit kufitar në Portin e Sarandës. Ky shtetas, i identifikuar si David Anthony Rice, ka tentuar të kalojë një sasi parash jashtë territorit të Shqipërisë.

9700 euro dhe  1050 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore  iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të të hollave dhe  sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179/a i Kodit penal.