Tentoi të kalonte Kufirin e Hanit të Hotit me 1 kg hashash, arrestohe 38-vjeçari nga Mali i Zi

Një 38-vjeçar nga Mali i Zi është arrestuar nga Policia Kufitare e Hanit të Hotit pasi tentoi të kalonte kufirin me rreth 1 kilogram lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Automjeti që drejtonte u kontrollua në vijën e dytë të kontrollit, ku u gjet droga. Po ashtu, u sekuestruan edhe një celular dhe automjeti i përdorur për transportin e narkotikëve.

Pas arrestimit në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për hetime të mëtejshme.