Tentoi të grabiste makina duke i hapur dyert me çekiç, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari në Elbasan

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi po  grabiste një makinë të parkaur në Elbasan. Sipas policisë shtetasi L.M., me anë të një sendi metalik ka tentuar të hapë dyert e automjetit tip ‘Benz’ me tentativë për ta vjedhur, menjëherë blutë pas njoftimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe e kanë  ndaluar autorin e rastit .

“U kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur 1 automjet në lagjen “Beqir Dardha”, vihet në pranga 56-vjeçari.

Sekuestrohet sendi metalik i përdorur për të hapur derën e automjetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo janë njoftuar për një tentativë vjedhjeje të një automjeti tip “Mercedes Benz ML”, në lagjen “Beqir Dardha”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë u ndalua autori i rastit, shtetasi L. M., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu, po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.