Tentoi të grabiste bankën në Korçë, autori dyshohet se ishte në gjendje të dehur! Si hyri me forcë dhe nxori telefonin për të filmuar?

Një i ri hyri forcërisht në ambientet e një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit te Korçës të shtunën në mbrëmje, ndërsa u largua menjëherë pasi sistemi i alarmit të bankës u aktivizua.

Pavarësisht se personi u kap nga kamerat e sigurisë ai ende vijon të jetë i paidentifikuar. Policia e Korçës po vazhdon hetimet për të identifikuar të riun që dyshohet se hyri me forcë në ambientet e bankës, duke mbajtur një celular në dorë që dyshohet se e ka përdorur për të bërë foto apo video.

Sipas të dhënave, kërkimet e policisë janë shtrirë jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në zonat e tjera të qarkut. Ndërsa fotoja e autorit është shpërndarë edhe në drejtoritë e policisë të qarqeve të tjerë.