Tentoi të arratisej me vrap! Arrestohet shefi i qarkullimit rrugor në Tiranë, Roven Zeka
- 19 April, 2025
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i zhvilluar nga SPAK, që ka çuar në arrestimin e shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë, Roven Zeka.
Ka qenë një grup i përbashkët agjentësh të BKH-së dhe punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) që janë paraqitur për të ekzekutuar urdhërarrestin e lëshuar nga SPAK ndaj Zekës. Por në momentin që është njoftuar për arrestimin, ai nuk ka pranuar të dorëzohej dhe ka tentuar të arratiset me vrap.
Përpjekja për t’i shpëtuar prangave ka rezultuar e pasuksesshme, pasi ai është ndaluar dhe neutralizuar menjëherë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ