Tentoi ta shembte, por muri i banesës së tij e zuri poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal
- 20 July, 2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal ku një 51-vjeçar ka humbur jetën në banesën e tij.
Mësohet se 51-vjeçari Altin Hajdari ka qënë duke shembur një mur rrethues në banesën e tij dhe muri është rrëzuar dhe fatkeqsisht i ka marrë jetën duke e zënë poshtë.
Menjëherë 51-vjeçari është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat por mjekët e konfirmojnë se ai mbërriti pa shenja jete.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes
Tags:
Dimal
Regjistrohu në buletinin tonë informativ