Tentoi ta p*rdhunojë dhe e dogji të gjallë, vrasësi shqiptar i 12-vjeçares Zenaida Selimaj del në gjyq 14 vite pas krimit! Vdekja e të miturës u konsiderua v*tëvrasje, por… Si u zbulua e vërteta
Shqiptari Adrian Zeko, i akuzuar për vrasjen e 12-vjeçares Zenaida Selimajt, e cila u dogj e gjallë në 23 shtator 2011 në shkallët e shtëpisë së saj, do të dalë para Gjykatës së Pireut në Greqi.
63-vjeçari, i cili ishte fqinj i viktimës, do të ulet në bankën e të akuzuarve 14 vite pas krimit makabër.
Ndaj tij, akuza për vrasje në gjendje të qetë shpirtërore, zjarrvënie me dashje, tentativë përdhunimi dhe joshje e të miturit nën 14 vjeç.
Më 23 shtator 2011, vajza shqiptare Zenaida Selimaj, vetëm 12-vjeçe, u gjet me djegie që i mbulonin 80% të trupit në shkallët e pallatit ku banonte me prindërit dhe vëllain e vogël.
Ajo u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës dhe më pas në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sophia”, ku ndërroi jetë pas 13 ditësh.
Fillimisht, u dyshuar se Zenaida kishte bërë vetëvrasje për shkak të një shënimi të shkruar me dorë nga e mitura e gjetur në shtëpinë e saj.
Megjithatë, hetimet morën kthesë dhe u përqendruan tek rrethi i ngushtë familjar i vajzës, pasi u zbulua se e mitura ishte lyer me terpentinë dhe më pas iu ishte vendosur flaka duke përdorur një çakmak.
Megjithatë, gjyshi i të miturës u shpall i pafajshëm. Rreth nëntë vjet më vonë, u zbulua tmerri përmes fotografisë së një burri që doli në publik për një krim tjetër që kreu ndaj një të miture.