Tensionet në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme jep udhëzimet për qytetarët shqiptarë: Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë kontaktoni …
Tensionet në Lindjen e Mesme janë në rritje dhe Ministria për Europën e Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim zyrtar për qytetarët shqiptar që ndodhen në shtetin e Gjirit Persik.
Përmes një deklarate, ministria e Jashtme këshillon qytetarët shqiptar që të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase dhe të tregojnë kujdes të shtuar pas sulmit të fundit që ndërmori Irani ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.
Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: embassy.doha@mfa.gov.al
Tel: +974 77180778
AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: embassy.kuëait@mfa.gov.al
Tel: +965 2524 0627
AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al
Tel: +966501422449
AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: embassy.UAE@mfa.gov.al
Tel: +971 50 980 7881”, njoftoi MEPJ.