Tensionet në Kuvend, reagon Rama: Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia
Reagon kryeministri Edi Rama për ngjarjet në Kuvend teksa votohej Projektbuxheti 2024.
Situata kaotike teksa opozita kishte përmbysur të gjitha karriget, kishte bllokuar foltoren dhe ndezur tymueset, e gjithë mazhoranca me prezencën edhe të kryeministrit Edi Rama u dakordësua me ngritjen e kartonave jeshilë për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
Reagimi i Ramës
I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur hunbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.