Tensionet në Kuvend! Ministri i Financave mban fjalën në foltore, deputetët e PD-së shkojnë drejt tij! Rrethohet nga garda

Seanca e sotme parlamentare ku po diskutohet projektbuxheti 2025, është shoqëruar me tensione.

Teksa ministri i Financave, Petrit Malaj mori fjalën, drejt foltores shkuan deputetët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

“Sot është një ditë e rëndësishme për qeverinë Rama, për Kuvendin dhe deputetët. Për mua është përgjegjësi e madhe t’ju përcjell dokumentin më të rëndësishëm të Financave shqiptare”, tha Malaj, por ndërpreu fjalën pasi ligjvënësi demokratë shkuan drejt tij.

Ministri i Financave u rrethua nga garda e Republikës, ndërsa kryetarja e Kuvendit u kërkoi të largoheshin.

“Garda nuk ka nevojë”, shprehet Spiropali.