Tensione tek Kadastra, protestojnë banorët e Bërxullës

Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar sërish sot protestë përballë zyrave të Hipotekës. Ata kanë shyrë policinë që ka rrethuar dyert e Kadastrës dhe kanë tentuar që futen brenda, në mënyrë që të komunikojnë me përfaqësuesit e Kadastrës. 

Kryeplaku i fshatit të Bërxullës, Muharrem Koni tha se kanë kërkuar zgjidhje vetëm nëpërmjet dialogut, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Po presim sepse punonjësit kanë shkuar për të kontaktuar me drejtorin e Hipotekës dhe presim përgjigjem. Nëse mund të zhvillohet një takim,.. Por tani nuk kam besim në asgjë, por nga një informacion që kam pasur në rrugë jozyrtare di që drejtori është thirrur vetëm për të zgjidhur çështjen e Bërxullës.

Ky drejtor po të ishte me parime do të na dilte në mëngjes dhe të na jepte një shpjegim për rrugën që do të ndjekim. Të marrin drejtim edhe çështja të merret vesh se ku do të akomodohen banorët nga shteti. Ku do të strehohen? Kërkojmë të certifikohen pronat sepse dokumentet i kanë në zyra, përse duhet të na detyrojnë të bëjmë veprime të kundërligjshme?

Ai thotë kam sjellë punonjës policës, por ne çdo gjë e kemi kërkuar me dialog por kur shteti nesh kundrejt nesh do të na detyrojmë të ndërmarrim masa ekstreme”, ka thënë ai.