Tensione te “Plumbi i Artë” në GJKKO/ Të pandehurit përplasen me policinë e burgjeve dhe …

Tensione dhe debate ka pasur gjatë seancës gjyqësore të mbajtur sot në GJKKO në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”.

Bëhet me dije se në seancë të pandehurit kanë kërkuar të largohen ndërsa avokatët kanë vijojuar debatet me gjykatën dhe me prokurorët e SPAK.

Shkak për debatet bëhet mosvenia në dispozicion e dëshmisë së plotë të Erjon Alibejt.

Gjithashtu të pandehurit u përplasën me policinë e burgjeve dhe janë larguar nga kafazi.

Ndërkaq debate ka pasur edhe mes policisë dhe avokatëve ku këta të fundit u kërkojnë që të mos i prekin të pandehurit dhe ti lejojnë që të largohen.