Tensione te numërimi te ‘Sami Frashëri’/ KZAZ 40 merr vendimin, votat e “Mundësisë” shpallen të vlefshme
- 13 May, 2025
Pas tensioneve në KZAZ nr. 40 në Tiranë, ku u kontestuan pavlefshmërinë e disa fletëve votimi për shkak të diferencave në ngjyrë, nga përfaqësuesit e Partisë “Mundësia” komisioni ka marrë një vendim zyrtar që të gjitha votat e kontestuara do të quhen të vlefshme.
“Mundësia” ka denoncuar publikisht se shtatë vota të partisë së tij ishin shpallur të pavlefshme pa një arsye të qartë, ndërsa vetë kreu i partisë, Agron Shehaj, deklaroi se kjo ishte një përpjekje për t’i hequr votat që mund t’u siguronin mandatin e dytë në Tiranë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ