Në përpjekje për t’i ndaluar dhe kontrolluar automjetet e dyshuara, policia ka hasur në rezistencë të armatosur nga persona të dyshuar. Të ndodhur në një situatë të tillë, për të mbrojtur veten dhe vënë situatën nën kontroll, zyrtarët policorë i janë kundërpërgjigjur sulmit po ashtu me armë”, njoftoi Policia e Kosovës.
Policia e identifikoi të dyshuarin si serbi i Kosovës nga Zubin Potoku.
Ata dyshohet se po kontrabandonin dele nga Serbia në Kosovë.
“Gjatë kontrollit të kamionit, janë gjetur të ngarkuara 40 copë dele, pa dokumentacion përcjellës e që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Po ashtu aty janë hasur edhe dy automjete të braktisura, dyshohet se kanë qenë në përcjellje të kamionit”, tha Policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës dhe për rastin është njoftuar prokurori, thuhet në njoftim.
I dyshuari, 42 vjeç, është dërguar në paraburgim ku do të mbahet për 48 orë, sipas njoftimit, dhe përballet tani me akuza për sulm ndaj personit zyrtar dhe për kontrabandë me mallra.
“Kamioni me dele është dërguar në terminalin doganor, dy veturat e hasura në vendngjarje janë konfiskuar”, tha Policia.