Tensione në protestën e pensionistëve, bllokojnë qarkullimin dhe godasin makinat

Qindra të moshuar kanë dalë sot para Kryeministrisë për të protestuar për rritjen e pensioneve.

Ata kanë deklaruar se nuk e përballojnë dot jetën me pensionet që marrin dhe se kanë punuar gjithë jetën për të ndërtuar vendin dhe sot marrin para që nuk iu dalin as për ilaçe.

Protestë në të cilën nuk kanë munguar as tensionet. Pensionistët nuk kanë lejuar kalimin e makinave, madje edhe kanë qëlluar mbi to.

Pensionistët kanë dalë në protestë përpara Kryeministrisë në Tiranë, duke kërkuar rritje të pensioneve. Organizuar nga grupi “Pensionistët Bashkë,” ata theksuan se Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Evropë.

Protestuesit shprehën pakënaqësinë me rritjen prej vetëm 4%, që e konsideruan të pamjaftueshme për të mbuluar kostot bazë të jetesës. Ata kërkuan që pensionet të përafrohen me ato të vendeve fqinje, duke përmendur shembullin e Kosovës, ku pensionet janë rritur me 100 euro ose një rritje me 20% para disa javësh.

Janë rreth 790 mijë pensionistë në vendin tonë, që përfituan rritje të pensioneve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)