Tensione në KZAZ nr. 40 në Tiranë, vëzhguesit e partive politike nxirren me forcë jashtë qendrës së votimit
Situata në KZAZ nr. 40 në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, pasi policia ka ndërhyrë për të nxjerrë me forcë jashtë vëzhguesit e partive politike pas një urdhri të Komisionit. Disa prej tyre u larguan me detyrim, ndërsa është kërkuar që jashtë të dalin edhe gazetarët.
Brenda qendrës së votimit ndodhen vetëm kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, dhe kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ndërsa vëzhguesit e tjerë po ndjekin procesin nga jashtë godinës, duke parë përmes xhamave.
“Të dalin të gjithë jashtë,” dëgjohet të thotë një vëzhguese e një prej partive politike. “Pse duhet të qëndrojë vetëm PD dhe Mundësia?”