Tensione në Kuvend pas miratimit të Rezolutës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, ndërhyn Garda

Momenti i votimit në seancën e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione, pasi deputeti i PD, Flamur Noka i është drejtuar foltores, e cila është bllokuar menjëherë nga Garda.

Deputetë të tjerë të opozitës i janë drejtuar po ashtu foltores pasi mazhoranca dhe opozita bashkuan votat e tyre për miratimin e Rezolutës për Kosovën.

Tensionet u ngritën pasi kryeparlamentarja Nikolla vijoi me ngritjen e ligjeve të tjera për miratim, gjë që solli edhe reagimin e opozitës.