Tensione në Kuvend/ Noka kap nga kostumi gardistin, opozita bllokon foltoren

Seanca plenare në Kuvend vijon mes tensionesh që prej orës 10 këtë të enjte.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është përplasur fizikisht me Gardën, ndërsa deputetë të opozitës bllokuan foltoren.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i ka kërkuar Gardës që të largohet.