Tensione në Kuvend/ “Kalova te skaneri, kush je ti mo që më prek?!”, deputetja e PD-së përplaset me Gardën

Tensione në Kuvend. Teksa deputetët e opozitës tentojnë që të hyjnë në Kuvend, Garda ka vijuar kontrollet. Deputetja Albana Vokshi që replikon me një punonjës të Gardës.

“Kalova te skaneri, kush je ti mo që më prek?!”, dëgjohet teksa thotë Vokshi.

Ndërkohë në debat ndërhyn dhe Bardhi, që i kërkon punonjësit të Gardës që mos të prekë deputetët.