Tensione në Kuvend/ Bardhi shkon në foltore dhe përplaset me ministren e Arsimit për vrasjen e 14-vjeçarit, ndërhyn Gard

Situata në Parlament është acaruar në momentin kur po fliste Asllan Dogjani.

Gazmend Bardhi ka lënë vendin e tij dhe ka shkuar në foltore duke i kërkuar llogari Ogerta Manastirliut për vrasjen e 14 vjeçarit.

Atë moment Manastirliu po bisedonte me zv. ministren Belinda Ballukun dhe ministren Mirela Kumbaro.

Më pas nga vendi Gazment Bardhi u thotë “Ju jeni vrasës”.