Tensione në hyrje të Parlamentit/ Flamur Noka hedh akuza të ashpra: Ky është shtet bandit

Ndërkohë që në hyrje të ndërtesës së Parlamentit vazhdojnë tensionet, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka hodhi akuza të ashpra.

“Çfarë është kjo, republikë Garde është kjo? Ky është shtet bandit. Nga njëra anë i lëshon Skapin opozitës nga ana tjetër e ka bërë Parlamentin e Lindës me 1 mijë roje. Ne e kemi fajin që këta kanë frikë nga opozita? Pa opozitë do ta bëjnë Parlamentin këta?”, tha ai.