Tensione në Gjykatë! Xhulian Hoxha përplaset me Erjon Alibejn: Do të më fusësh në hasmëri … o i poshtër!

Teksa i penduari i drejtësisë, Erion Alibej ka vijuar me dëshminë në GJKKO lidhur me ngjarjet kriminale, ka patur përplasje dhe tensione në seancë mes Alibejt dhe Xhuliano Hoxhës .

Ndër të tjera Alibeaj ka rrëfyer se për ekzekutimin e Bujar Çelës, vrasje e cila ndodhi në shtator të 2020, dhe ka deklaruar se ka dhënë pagesa sistematike Xhuliano Hoxhës, pasi ky i fundit kishte dijeni se do ta vriste Bujar Çelën dhe e kërcënonte se do të tregojnë.

Për Xhulian Hoxhën për rastin vrasjes së Bujar Çelës. Atij i kam dhenë vetëm pagesa sistematike për rastin konkret nuk i kam dhënë se ka qënë në burg. Për xhulian hoxhen pagesat ja kam dhënë sistematiksht me data fikse ose kur i kërkonte për informacion qe me jepte. I kam dhënë edhe bashkëshortes se tij pagesa. Madje ky më kercënonte më thoshte do flas e te tilla gjëra. Dhe i kam çuar familjarë të mijte e kam incizuar madje në makinë për kërkesën e lekëve ja kam dhënë edhe prokurorëve këtë përgjim. Familjarë të mijte e kanë përgjiar kur i jepnin lekët”, tha Alibeaj.

Ndërsa më tej ka vzhduar duke treguar se Hoxha e informonte për gjithcka  në lidhje me Bujar Çelën, madje i kishte dërguar foto dhe të dhena.

 

Xhuliano Hoxha më informonte për gjithcka. Për Talo Celën, xhuliano hoxha ka pasur dijeni se unë doja ta vrisja. Unë flija dhe zgjohesha me idenë për ta vrarë Talo Celën. Se ato trimat e Dubait nxirrnim të tjerët në rrugë. I hodhën në rrugë si qen. Në lidhje me Bujar Celën i kam kërkuar cdo informacion për Bujar Celën cdo veprim. Më ka cuar foto dhe të dhëna. Ja kam shpjeguar Xhulianos”, vazhdoi më tej Alibej.

Një bisedë kjo që ka ngjallur tensione dhe përplasje në seancë pasi Hoxha i ka mohuar deklaratat e tij duke thënë se s’kam qenë mbrapa askujt. Ndërsa ka deklaruar se Alibej kërkon ta përplasë me shokët  dhe kërkon ta fus në hasmëri me miqtë e fëmijërisë.

Zbardhni bisedat e mija me Erjonin. Nuk kam të bëj. Se për Bujar Celën është një person tjetër Halili, dhe ka bërë deklarime. Për cdo ngjarje keni  dvrn e kamerave të shtëpisë sime. Dhe me bisedat unë kam qënë në shtëpi s’kam qenë mbrapa askujt. Kam qënë në shtëpi. Unë kam qënë shok me atë dhe ai ka mëllëf me mu. Ai thotë që smë ka njoft unë jam rritur me të. Nuk kam lidhje fare hapni të dhënat. Me jepni 300 vite burg plus nëse kam lidhje me këtë. Ky kërkon te më përplas mua me shokët e fëmijërisë time. Ky këtë do. Unë kam qenë edhe dy muaj burg. Ky do të më fus mua në hasmëri me miqtë e fëmijërisë”, tha Xhuliano.