Tensione në BBV/ Gjesti shpërthen për Eglin: Nuk e dua, po e afroj vetëm se është shumë keq

Në shtëpinë e Big Brother VIP, tensionet mes Gjesti dhe Eglit po arrijnë në një pikë kritike. Në një rrëfim të sinqertë, Gjesti ka shprehur se nuk ka ndjenja për Eglin, por nuk mund të largohet prej saj, pasi situata e ka ndikuar emocionalisht edhe atë.

“Rozana ma tha: ‘Pse nuk e afron dhe t’i japësh dashuri?’. Po sepse nuk e dua! Nuk e dua, more burrë! S’kam ndjenja!” – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre është më kompleks se ç’duket.

Nga ana tjetër, Egli duket se është shumë e përfshirë emocionalisht, ndërsa situata mes tyre po bëhet gjithnjë e më e tensionuar. Gjesti ka treguar se nuk dëshiron ta lëndojë, por njëkohësisht ndodhet në një pozitë të vështirë:

“Nuk mund të largohem prej saj sepse e shoh shumë keq dhe po hyj në depresion për vete. Ajo më do, por unë nuk kam ndjenja për të. Po e afroj vetëm se është në një gjendje të rënduar emocionale.”

A do të ndikojë ky konflikt emocional në rrjedhën e lojës dhe në marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë? Mbetet për t’u parë në vazhdim.