Tensione mes Erdogan dhe Macron në Tiranë, presidenti turk i kap gishtin dhe nuk ia lëshon! Pamjet bëhen virale
Një moment interesant dhe humoristik është kapur gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është filmuar duke i kapur gishtin presidentit francez, Emmanuel Macron, gjatë një shtrëngimi duarsh.
Videoja, e cila është bërë virale në mediat sociale, tregon momentin kur Macron përpiqet të tregojë dominim duke vendosur dorën mbi atë të Erdoganit, një gjest që zakonisht simbolizon kontrollin. Por, Erdogan reagoi menjëherë, duke mos e lëshuar gishtin e Macron dhe duke e kthyer situatën në favor të tij.
Ekspertët e gjuhës së trupit e kanë cilësuar këtë si një kundërveprim pasiv-agresiv, që e nxjerr nga balanca liderin tjetër pa nevojën e ndonjë deklarate të drejtpërdrejtë. Të dy liderët janë parë të qeshin pas këtij momenti, duke e kthyer incidentin në një skenë të lehtë humori në mes të takimeve formale.