Tension në Kryesi, anulohet edhe mbledhja e Komisionit të Jashtëm

Pas Komisionit të Ligjve dhe atij të Shëndetësisë, anulohet edhe Komisioni i Jashtëm.

Kjo ka ardhur si pasojë tensioneve të krijuara sot në Kryesinë e Kuvendit, nga deputetët e opozitës. Këta të fundit pasi nuk u lejuan nga Garda të futeshin brenda, u futën nga dritaret.

Më pas nuk kanë lejuar që të zhvillohen në mënyrë normale mbledhjet e Komisioneve.