Tension në BBV4! G Bani tenton të godasë me grusht Gjestin pas një përplasjeje
Marrëdhënia mes G Banit dhe Gjestit duket se ka arritur pikën e saj më kritike në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Teksa dita nisi me përplasje mes dy banorëve, situata agravoi kur Gjesti tentoi ta zgjonte G Banin duke i shkuar në krevat. Ky veprim nuk u prit mirë nga këngëtari, i cili reagoi ashpër.
Në pamjet e transmetuara, G Bani u pa duke ndjekur Gjestin nga pas, teksa në disa momente dukej sikur do ta godiste me grusht. Përplasja fizike u shmang, por tensioni ishte i dukshëm, me G Banin që i afrohej në fytyrë Gjestit në mënyrë provokuese.
Kjo situatë ka krijuar një atmosferë të tensionuar në shtëpi vetëm pak orë para Prime-it të radhës. Nuk dihet ende si do të trajtohet ky incident nga produksioni, por kjo përplasje pritet të jetë në qendër të diskutimeve në spektakël.