Tension dhe lutje, ja si u përjetua në “Dhomën e Situatave” sulmi amerikan mbi Iranin
Shtëpia e Bardhë ka publikuar fotografitë nga brenda “Dhomës së Situatave” ndërsa Donald Trump mbajti një takim të Sigurisë Kombëtare.
Imazhet tregojnë presidentin, zëvendës-presidentin JD Vance, sekretarin e shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe zyrtarë të tjerë amerikanë duke parë sulmet që u kryen në tre nga objektet bërthamore të Iranit.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se objektet bërthamore të Iranit janë “plotësisht dhe tërësisht të shkatërruara”.
View this post on Instagram
“Do të ketë ose paqe, ose një tragjedi për Iranin, shumë më të madhe sesa ajo që kemi parë gjatë tetë ditëve të fundit. Mos harroni, ka ende shumë objektiva të tjerë”, shtoi Trump.