‘Tempulli’/ Me drogë në makinë gati për shitje, kapet në flagrancë 20-vjeçari në Tropojë

TROPOJË– Një 20-vjeçar është arrestuar në Tropojë, pasi është kapur me kanabis në makinë. Gjatë kontrollit që i është ushtruar në makinë, të riut i janë gjetur disa doza kanabisi të ndara gati për shitje.

 

 

Po ashtu, është vënë në hetim edhe pasagjeri me të cilin po lëvizte 20-vjeçari.

“Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, i cili ka fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, që prekin kryesisht të rinjtë, është goditur një rast tjetër, si rezultat i ndjekjes me metoda proaktive, për disa javë.

Për këtë rast u arrestua shtetasi: M., 20 vjeç, banues në Koçanaj, Tropojë, pasi u kap në flagrancë, në qytetin e Bajram Currit, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në të cilën shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, me qëllim shitjen”, njofton policia.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.