Tempulli 2/ Arrestohen 6 shpërndarës droge në Lezhë, sekuestrohet kokainë, kanabis dhe mijëra euro
- 22 January, 2024
Policia e Lezhës ka arrestuar 6 persona në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Tempulli 2”, të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar rreth 6 kilogramë lëndë narkotike kanabis si edhe 50 doza kokainë.
Po ashtu autoritetet kanë zbuluar në posedim të këtyre personave 42 aparate celularë, 3500 euro, peshore elektronike dhe grirëse për lëndët narkotike.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ