Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin këto ditë kanë bërë qytetarët që të zgjedhin plazhin si destinacion pushimi i kësaj fundjave, fluksi i madh i pushuesve ka shkaktuar trafik të rënduar në qytetin e Vlorës.
Dyndja e pushuesve vendas e të huaj drejt bregdetit në Vlorë ka krijuar trafik të rënduar në zonën e Skelës e në rrugën Transballkanike përgjatë dhe Lungomares.
Shkak i trafikut të rënduar është bërë dhe bllokimi i Unazës të Qytetit pasi po kryhen punime pas nderhyrjes në rrjetin e ri të Ujësjellsit.
Zonat ku trafiku është rënduar janë në hyrje të qytetit të Vlorës në rrugën “Transballkanike”, në zonën e Skelës, dhe në zonën e “Lungomares”.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ