Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, parashikimi i motit për sot

Do të ketë një tërheqje të kësaj vale si edhe freskim të menjëhershëm të motit. Megjithatë, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat veri- verilindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.
Parashikohet që edhe gjatë natës  moti të jetë i qëndrueshëm  ku kthjellimet do të mbizotërojnë por vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vëndin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 38°C. Era do te fryjë mesatarsisht me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.