Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë do të diktojnë kushtet e motit,duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën Perëndimore.
Ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të lehta.
Por, pas mesdite vranësirat do të bëhen më të dukshme, ku pritet të shfaqen edhe në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ