Temperatura deri në 40 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë vijon të ndikohet nga masat ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 40°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.f