Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga valët e nxehta afrikane duke sjellë një mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave shumë të larta gjatë paradites.
Vlera ekstreme priten në Qarkun e Elbasanit dhe Beratit. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore Lindore, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës 15°C ndërsa maksimalja pritet në Koplik dhe Cerrik duke arritur një maksimum prej 39°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.