Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalime vranësirash në zonat malore, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në veri të vendit. Por pas mesdite parashikohet që vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin, të cilat pritet që më të theksuara të jenë gjatë mbrëmjes dhe natës vonë kryesisht në zonat Veriperëndimore. Ndërsa në zonat Jugore dhe Juglindore do të ketë më pak vranësira.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme që po diktojnë kushtet e motit në Ballkanin Jugore po ndikojnë në kushtet atmosferike të Kosovës, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa orët vijuese sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin.
Maqedonia e Veriut
MV gjatë orëve të para të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, POR herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave kryesisht në zonat Lindore të MV do të jenë më të theksuara. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim gradual të vranësirave në të gjithë vendin. Pritet që vranësirat të jenë më të fokusuara në zonat Veriore të MV