Vendi ynë do të ndikohet nga masat ajrore të ngrohta duke sjellë një mot të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites.
Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të theksuara vranësirat do të paraqitet në zonat Lindore, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës deri në 7°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe Qëndrore duke arritur një maksimum prej 29°C.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ