Teksti i Çajupit dhe muzika e ish-bashkëshortit rikthen Parashqevi Simakun, publikohet projekti muzikor
Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku i rikthehet projekteve muzikore.
Pasditen e sotme, ajo ka lançuar projektin “Dashuria” me tekst të autorit të njohur shqiptar, Andon Zako Çajupi dhe me muzikë e producent, Robert Nolfe.
Simaku, para pak muajsh u gjet e pastrehë dhe në gjende jo të mirë shëndetësore në SHBA, teksa pritet të rikthehet dhe me një koncert në Shqipëri.
Që prej muajt dhjetor 2024, jeta e Parashqevi Simakut ka pësuar ndryshime të mëdha. Pasi u rikuperua nga aspekti shëndetësor, tashmë diva e viteve ’80-ta tashmë është rikthyer në muzikë.
Ajo ka fituar dy herë në Festivalin e Këngës – më 1985 me këngën “Në moshën e rinisë” dhe 1988 – “E duam lumturinë”.
Ajo u largua nga skena muzikore rreth tri dekada më parë. Pas shkuarjes në SHBA ajo ka shmangur daljen publike për një kohë të gjatë dhe vetëm vitin e kaluar ajo u pa në gjendje jo të mirë shëndetësore duke nxitur reagime dhe solidaritet nga komuniteti shqiptar në SHBA.