Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e misionit diplomatik në Bruksel.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë fton të gjithë që të japin kontributin e tyre për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
“MISIONI YNË DIPLOMATIK NË BRUKSEL HAP DYERT për çdo shqiptar e shqiptare, brenda apo jashtë vendit, që ka pasionin patriotik, ambicien profesionale dhe aftësinë për t’u bërë pjesë e #TeamALBANIA në kryeqytetin e Europës, e për të kontribuar atje në anëtarësimin e SHQIPËRISË2030 në Bashkimin Europian! APLIKONI dhe KONKURONI”.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ