“Të vjen inat që Romeo u zgjodh finalist i parë”/ “Aleatja” e vet vë në siklet Julin
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme është zbuluar finalisti i parë i këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP”. Në një përballje ‘kokë më kokë’ mes Heidi Bacit dhe Romeo Veshajt, publiku vendosi që të çonte direkt e në finalen e madhe aktorin e njohur.
Ndërkohë teksa Julian Deda, Graciano Tagani dhe Erjola Doçi po qëndronin bashkë në oborr, moderatorja i drejtohet aktorit duke i thënë: “Duket se e ke marrë me inat se ai u shpall finalisti i parë”.Juli i thotë që të mos merret fare me të, pasi sipas tij, ai e ka kryer këtë punë se ‘e ka fituar’.
Pjesë nga biseda:
Erjola: I thashë edhe Gracianos se duket se e ke marrë me inat se u shpall ai finalisti i parë. Ti po i kundërvihesh dhe ai po e shijon.
Graciano: Nuk e ka te finalisti i parë, e ka te forma Doçi
Juli: Vazhdo ti. Doçi kam kryer punë unë, mos u merr me mua fare
Erjola: Si ke kryer punë?
Juli: Kam kryer punë me këtë lojë, e kam fituar
Erjola: Po pse nuk mbyllet pra?
Juli: Do çohet deri më datë 25 maj
Erjola: Më pëlqen besimi që ke në vete, ti je super lojtar, por unë e kam thënë që në fillim që ai luan me emocionet dhe emocionet në publik shkaktojnë impakt të fortë.