Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Ramën. Ai i ka bërë thirrje kryeparlamentares, Elisa Spiropali të ndërpresë seancën.
“Kërkesa ime është të thërrisni Kryeministrin personalisht të vijë dhe të japë llogari për informacionet që kanë dalë”, u shpreh Bardhi.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu kërkoi që “të sjellin në seancë interpelanca që janë sipas Kushteutës”, duke theksuar “mos merrni fakte të paqena”.
Gazment Bardhi: Nuk i vendos dot kushte Kuvendit se kur duhet të paraqitet. Kushtet që ka vendosur nuk varet nga Kuvendi, nëse vëllai i tij është përfshirë apo jo në dosjen Xibraka, nuk është kusht për Kuvendin.
Kërkesa ime është të thërrisni Kryeministrin personalisht të vijë dhe të japë llogari për informacionet që kanë dalë, kemi edhe dokumentacionet përkatëse. Ndërpritni seancën, detyrojeni të mos fshihet.