“Të vdekurit i çojmë në varre me mushka”, banorët e fshatit Libonik në protestë

Banorë të fshatit Libonik në Bashkinë e Maliqit kanë dalë në protestë ditën e sotme duke kërkuar investime për zonën ku ata jetojnë.

Sipas tyre, rruga që të çon drejt varreve të këtij fshati ka më tepër se 30 vite që nuk ka marrë investime ndërsa kërkojnë edhe personel për qendrën shëndetësore.

Banorët e fshatit Libonik vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm në disa lagje, mungesën e kanalizimeve dhe mospasjen e certifikatave të pronësisë.