“Të tronditur”, flet i biri i Pal Trashajt që u vetëvra para SPAK: Më bllokuan dhe mua pagën minimale, verifikoni….

Gledis, është djali i Pal Trashajt I cili u vetëvra duke pirë fotoksinë para SPAK. Prej vitesh viktimë e mashtrimit me mikrokredite, Trashaj kërkonte drejtësi.

Pak minuta pasi kishte pirë hapat, kishte telefonuar të shoqen

“Kam marrë fotoksinë se nuk po gjej drejtësi” i ka thënë asaj, tregon Gledisi.

I biri mbërriti mbrëmë në orën 23:00 në aeroportin Nënë Tereza.

“Jemi të shokuar emocionalisht. Humbja e prindit është e madhe”

Gledisi i kërkon SPAK të verifikojë vendimet e Gjykatave për dosjen.

” SPAK duhet të verifikojë të gjitha dosjet. Ne do të marrim avokat ta ndjekim.

Ai tregon se disa vite më parë një shoqëri përmbaruese i kishte bllokuar dhe pagën minimale.

‘ Që në 2014 me një vendim gjykate shoqëria përmbarimore Arda El mund të jetë shoqëri si Sudja,piramidale, personalisht mua më ka bllokuar minimumin jetik (Pagen minimale). Unë punoja në administratë në ZRSHT (Zyra e Shërbimit Turistik), Lezhë, nga marsi 2014. Minimumi jetik ishte diku 110 mijë lekë, e gjithë paga bllokohej në mënyrë absurde. Mua më ka prekur në mënyrë absolute. Isha një punë de facto po jo de juro nuk merrja rrogë, është absurde ta mendosh. Arrija të mbijetoja në sensin e një pune të dytë’ thotë ai në një intervistë për  nga ambientet e urgjencës së QSUT-së ku Pal Trashaj ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Në mesditën e 2 korrikut, 63 vjeçari piu fotoksinë para SPAK dhe u dërgua me ambulancë me urgjencë në QSUT ku dhe u nda nga jeta.