Të shtënat trondisin Sarandën! Plagosen dy persona, arratisen autorët (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në mesditë në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, pranë stadiumit.

Si pasojë e ngjarjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore.

Të plagosur kanë mbetur, Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj.  Të shtënat kanë krijuar kaos dhe panik mes qytetarëve që ndodheshin momentalisht në atë zonë. Forca të shumta policie ndodhen në zonë, ku po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.

Ende nuk dihen motivet e konfliktit, ndërsa Policia e Sarandës ka bërë me dije se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për të ndaluar personat e dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISE:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.