Të shtënat trondisin Durrësin! Plagoset i riu, policia identifikon autorin
Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Shkafanës. Sipas burimeve paraprake, i riu ka marrë një plagë në këmbë.
I plagosuri, rreth 30 vjeç, është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjekët konfirmojnë se gjendja e tij është e stabilizuar.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja me një mjet tip Audi Q5.
Forcat policore po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.